Zyrtare/ Manchester United prezanton blerjen e Mason Mount nga Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester Unitedi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit anglez, Mason Mount, nga Chelsea.

Djajtë e Kuq kanë përfunduar me sukses një transferim të madh në këtë fillim të afatit kalimtar veror.

Bëhet fjalë për mesfushorin 24-vjeçar anglez, Mount, i cili pritet t’u kushtojë rreth 70 milionë euro.

Është vet faqja zyrtare e klubit anglez që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin me anë të një postimi.

“Eksitimi është në rritje”, shkruan shkurtimisht në postimin e bashkangjitur me video.

Transferimi i Mount thuhet se ka kushtuar 55 milionë funte (64 milionë euro) plus pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) tjera në formë bonuesh.

Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Të fundit

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Amerikani blen 162 bileta për një short lotarie dhe fiton 811 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Jugut mori një rrezik të madh duke blerë 162 bileta identike për një short të vetëm të lotarisë Pick...

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i...

Lajme të tjera

Web TV