Dorëzimi i bilanceve në e-Albania/KUJDES! Dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji korrik shënon fluksin e lartë të bizneseve që masivisht i drejtohen portalit e-Albania për të depozituar bilancet vjetore pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Bizneset shqiptare dhe të huaja, të regjistruara në Regjistrin Tregtar, ftohen të kryejnë depozitimin e dokumentacioneve brenda datës 31 korrik.

e-Albania ofron një procedurë të shpejtë që finalizohet në pak minuta nga administratorët apo personat e autorizuar.

Por bizneset (administratorët apo personat e autorizuar prej tyre) ftohen të kenë kujdes me procedurat e depozitimit, pasi pasqyrat financiare dhe dokumentacionet e tjera përmbledhëse vjetore duhet të ngarkohen në formularin elektronik të aplikimit, vetëm pasi të kenë nënshkrimin elektronik, një aset i çmuar i arritjeve të digjitalizimit në Shqipëri, që jep mundësinë e firmosjes së një sërë dokumentesh elektronikisht, kudo dhe kurdo.

Si funksionon procedura?

Shërbimin e posaçëm bizneset e gjejnë tek e-Albania të emërtuar si: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj: Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators –

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12582)

Shumica e bizneseve tashmë janë mësuar me ritualin e depozitimit të dokumenteve më sipër.

Portali e-Albania ka publikuar një video orientuese për hapat që duhet të kryhen deri në finalizimin me sukses të formatit të aplikimit https://youtu.be/KL-i-I-t_lk

Procedura rutinë kryhet vetëm në pak minuta dhe ngarkimi i dokumentacioneve nuk merr aspak kohë. e-Albania garanton përdoruesit për një shërbim cilësor dhe pa vonesa, duke u dhënë mundësinë bizneseve që edhe në rast se administratori apo personi i autorizuar nuk e kanë ende nënshkrimin elektronik, mund ta përfitojnë mundësinë falas me një afat vlefshmërie dy javore, duke përdorur shërbimin: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13521) dhe duke zgjedhur në formularin e aplikimit, opsionin e aplikimit për regjistrim fillestar.

Lexo edhe :  Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç'do ndodhë me ekonominë tonë

Në total, janë mbi 20 mijë subjekte në të gjithë vendin që kanë detyrimin të depozitojnë bilancet për vitin paraardhës pranë QKB-së, ndërkohë që ky është viti i 8-të i depozitimit online me anë të portalit qeveritar e-Albania.

Të fundit

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Lajme të tjera

Web TV