Kriza demografike në vend, punëdhënësit sfidë për të plotësuar vendet e lira të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë po thellon vit pas viti mungesat në tregun e punës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vit pas viti, vendet e reja të punës në dispozicion janë në më shumë se në një të tretën zëvendësime.

Agjencia Kombëtare e Punësimit, në një analizë të detajuar për treguesit e punësimit, vuri në dukje se 33% e vendeve të lira të punës janë për zëvendësimin e punonjësve që dalin në pension, ose ikin në emigracion.

Të dhënat që i takojnë vitit 2021, tregojnë se bizneset shpallën 24,965 vende të lira pune, prej të cilave 33% ishin zëvendësime dhe 77% ishin vende të hapura rishtas. Në vitin 2017, vendet e lira të punës për zëvendësim përbënin vetëm 17% të totalit të vakancave të shpallura nga bizneset.

Dekadën në vijim, vendet e lira të punës të krijuara nga ata që dalin në pension do të rriten së tepërmi, për shkak se hyn në fazën e pleqërimit gjenerata e bumit të lindjeve në vitet 60.

Demografët që merren me projeksionet e popullsisë lajmërojnë se shumë shpejt, popullata e re në moshë nuk do të mjaftojë për zëvendësimin e pensionisteve.

Në shifra absolute, hyrjet e reja të forcës së punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar popullatën që e kalon moshën e punës.

Projeksionet e reja të popullsisë tregojnë se në vitin 2036, popullsia e grup-moshës 0 deri në 14 vjeç do të ulet me rreth 70% e popullsisë së të njëjtës grup-moshë në vitin 2021, si për meshkujt, edhe për femrat.

Nga ana tjetër, popullsia e grupmoshës 64 vjeç e lart do të rritet me rreth 40% për meshkujt dhe 45% për femrat. Në nivel absolut, hyrjet e reja në tregun e punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar largimin e popullsisë që nuk është më në moshë pune.

Lexo edhe :  Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Ekspertët e çështjeve demografike analizojnë se Shqipëria është përballur vonë me këtë fazë të tranzicionit demografik, por mund të mësojë nga përvoja e shumicës së vendeve që janë përballur me këtë sfidë në dekadat e shkuara.

Kjo nënkupton se punëdhënësit shqiptarë po përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen e afërt me sfida serioze në tërheqjen e forcës së punës me kualifikim të ulët dhe gjysmë të kualifikuar për të plotësuar vendet e lira të punës në rritje.

Popullsia në moshë pune gjithashtu do të zvogëlohet dhe plaket, sipas projeksioneve të reja të popullsisë. Në 30 vitet në vijim, mosha mesatare e saj duhet të rritet nga 41.7 në 46 vjeç.

Nëse pranojmë përkufizimin standard europian të moshës ekonomikisht produktive (20-64 vjeç), mund të themi se kjo madhësi e segmentit të popullsisë arriti afërsisht 1.74 milionë njerëz në fund të vitit 2020.

Pas 30 vjetësh, deri në fund të vitit 2050, kjo madhësi e kategorisë së moshës duhet të zvogëlohet në rreth 1.32 milionë banorë, ose 24% më pak./Monitor

Të fundit

Presidenti po jeton në 12 metra

Frrok Çupi Paska dhënë një intervistë nga qelia dhe duket se ka tronditur shumëkënd. Të mahnitur mbetën sidomos disa gazetarë...

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për shtetësi kosovare, ndonëse...

Viruset e dimrit, si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Lajme të tjera

Web TV