Stoltenberg: Suedia duhet të anëtarësohet në NATO, pa vonesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të enjte ka deklaruar se Suedia tashmë I ka përmbushur të gjithë detyrimet për tu bërë pjesë e aleancës.

“Suedia ka përmbushur të gjitha detyrimet e marra me memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid. Në takimin e sotëm ramë dakord që kemi bërë përparim, hyrja e Suedisë është në interesin e të gjithëve dhe duam që ajo të hyjë sa më shpejt: vonesat e mëtejshme do të përfitojnë vetëm PKK-në dhe Putinin”, ka thënë Stoltenberg.

Ndërkohë kujtojmë se në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit, pritet që ditën e hënë në kryeqytetin lituanez do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka dhënë detaje dhe në lidhje me transferimin e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi.

“Ne monitorojmë nga afër se ku shkojnë ushtarët e Wagner dhe lëvizjet e Prigozhin, kemi parë disa përgatitje për të pritur një numër të madh të personelit të Wagner në Bjellorusi, por deri më tani nuk kemi vërejtur një numër të madh të mbërritjeve”, ka thënë ai.

Të fundit

A po manipulohet vota e diasporës? Taulant Balla: PD nuk do të njohë zgjedhjet

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të...

Trump luan blofin e radhës: “Kush ju tha se dua mandatin e tretë?”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin...

Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për politikë “të japin ujë në...

Fushata e 10-të për Ramën, kryeministri tregon pse kjo është ndryshe nga më parë

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur...

Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera. Tre...

Lajme të tjera

Web TV