Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen tek Rana e Hedhun, transportohet në spital

Një pushues nga Kosova ka rrezikuar mbytjen këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja është regjistruar te Rana e Hedhun.

Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji dhe e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.