Veliaj, premtim për nxënësit ekselentë/ “Do rikthejmë bursat e studimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

170 maturanët ekselentë të Tiranës, të cilët shkëlqyen edhe në provimet e Maturës Shtetërore, u nderuan sot në një ceremoni të vecantë me Certifikatën e Mirënjohjes.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi u shpërndanë këto çertifikata nxënësve ekselentë të Tiranës, i falenderoi të rinjtë, për të cilët tha se janë sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë.

“Do të ishte mëkat i madh nëse nuk do te gjenim një moment për t’i thënë faleminderit, për t’i thënë ‘bravo ju qoftë’ dhe ‘jemi krenar për ju’ për 170 çunat dhe gocat e Tiranës, që kanë dalë me dhjeta dhe jeni sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë.

Sot më kujtohet një fjalë e famshme e Lincolnit që thoshte: “Unë bëj më të mirën që jam dhe bëj më të mirën që mundem dhe do vazhdoj ta bëj këtë sa të jetë jeta”.

Dhe nëse secili bën më të mirën që është dhe më të mirën që mundet, edhe shoqëria do të bëhet me mirë.

Ndaj, sot për 170 qytetarë të Tiranës, që kanë bërë më të mirën që janë dhe më të mirën që munden, dhe ajo që janë dhe ajo që munden i bëri të jenë me dhjeta, meritojnë gjithë respektin. Sot janë VIP-at e vërtetë të Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashiaku tha se nxënësit ekselentë do të vijojnë të mbështeten nga Bashkia me bursa studimi.

“Jam gjithashtu krenar që ne kemi vendosur në Bashkinë e Tiranës të rikthenim, siç e kemi rikthyer këto 8 vite, pagesën për nxënësit më të mirë, duke filluar nga 9-vjeçarja. Jo se dikush duhet të paguhet që të mësojë.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Nuk është ky thelbi, por thelbi është që ashtu si për më të pamundurit e për më nevojtarët japim asistenca sociale e ndihma ekonomike, edhe për më të mirët, një qytet nuk mund të jetë kurrë i varfër.

Dhe për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë, për të gjitha ata që ndoshta edhe votojnë kundra nismave të tilla, dua t’i ftoj që të shikoni 170 yje që ndër vite kanë marrë këtë kontribut nga Bashkia e Tiranës, ndoshta vetëm për të blerë më shumë libra dhe më shumë fletore, por gjithsesi një mënyrë që qyteti, ky qytet i madh me 1 milionë halle, me 1 milionë probleme, por dhe me 1 milion mundësi, ka prodhuar 170 diamante dhe ia ka vlejtur çdo qindarkë që ne kemi shpenzuar për mirënjohjen dhe kontributin në këtë sipërfaqe”, nënvizoi Veliaj.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV