“5 vite punësim të detyruar në Shqipëri”/ Merret vendimi për studentët e mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektligji “Për Trajtim të veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimeve të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”.

Studentët duhet të firmosin një marrëveshje ku në përfundim të studimeve duhet të punojnë 5 vite në sistemin shëndetësor, e më pas të marrin diplomën.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Albana Vokshi, si dhe deputetja e PD-së, Ilda Dhori, reaguan ashpër kundër këtij vendimi.

“Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

Pjesë në komision ishte edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe zëvendësministrja Mira Rakacolli. Kushi tha se projektligj synon të parandalojnë largimin e mjekëve por dhe për të plotësuar nevojat në shëndetësi.

“Ne nuk i detyrojmë studentët. Pra, studentët nuk vendosen përpara një detyrimi. Studentët janë të lirë të zgjedhin nëse do të përfitojnë nga lehtësirat apo jo… Ligji nuk e cenon thelbin e kësaj të drejte kushtetuese. Duke qenë se çdo student ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të përfitojë nga lehtësitë që krijohen me nënshkrimin e marrëveshjes, apo nëse nuk pranon për të lidhur këtë marrëveshje”, u shpreh ministrja Kushi.

Ndërkohë, Rakacolli u shpreh se një vendim i tillë do të thotë një e ardhme e sigurt për vendin.

“Nuk është vetëm kjo politikë që do të sigurojë ardhjen e mjekëve, por që nga shtimi i kuotave, në përmirësimin e kushteve dhe pagave. Ajo që po bëjmë ne sot është që t’i sigurojmë të ardhmen përmes sistemit shëndetësor qytetarëve”, tha Rakacolli.

Opozita i kërkoi ministres që të ulë detyrimin për punësim nga 5 vite në 3 ose të mos e hedhin në votim. Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa nuk u pranua, duke e kaluar projektligjin në votim, i cili më shumicë votash u miratua.

Të fundit

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshmë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Pezullimi ka ardhur me kërkesë...

LaCivita: Ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump

Këshilltari amerikan elektoral i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka krahasuar zhvillimet politike në Shqipëri me ato në Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin te...

Loredana rrëfen komunikimin me Jozin pas situatës me Gjestin: Unazën do ta mbaj deri…

Ish banorja e Big Brother VIP, Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin...

William Levy flet pasi u la i lirë nga burgu: Nuk isha unë ai që duhej të arrestohej

Aktori i njohur William Levy ka dhënë një deklaratë për mediat pasi u lirua nga burgu i qarkut Broward, ku ishte mbajtur gjatë natës...

Detaje në lidhje me sulmin në Lushnjë, djali i burrit të plagosur: Kemi 10 vite konflikt

Djali i 66-vjeçarit, Flamur Mane ka folur në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme me armë gjahu, nga një 65-vjeçar, i cili...

Lajme të tjera

Web TV