I mori jetën 6-vjeçares 1 vit më parë, Prokuroria e Vlorës mbyll hetimet për ish-policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për tragjedinë në Himarë një vit më parë, ku ish-polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ish-polici Arjan Tase është marrë i pandehur, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Vlorë përfundon hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura J.A., akuzat për 9 të pandehurit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.

Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura J.A., si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qënë shtetasi A.T.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit A.T., të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Hetimet janë përqëndruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

A.T., për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;

F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Lexo edhe :  12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes.

Të fundit

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk...

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV