Kujdes me pubertetin e parakohshëm të fëmijëve, ja simptomat dhe pasojat që shkakton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga fazat tepër delikate për fëmijët është kalimi nga faza e fëmijërisë në atë të pubertetit. Zakonisht kjo periudhë për djemtë fillon nga mosha 9 vjeç, deri në moshën 14 vjeç, ndërsa për vajzat nga mosha 8 vjeçe e deri në moshën 13 vjeçare.

Nëse puberteti ndodh para këtyre moshave atëherë ekspertët e quajnë të parakohshëm.

Por se cilat janë simptomat e pubertetit të parakohshëm dhe pasojat që sjell për të rinjtë do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, puberteti i parakohshëm ndodh për shkak të mënyrës së të ushqyerit, nga disa faktorë gjenetikë apo mjedisorë, të cilët e përshpejtojnë procesin.

Një tjetër arsye është fakti se gjendrat që prodhojnë hormone seksuale fillojnë të punojnë vetë dhe në rastin e vajzave është ardhja e menstruacioneve në moshë të hershme. Ndërsa për djemtë është ndryshimi në muskulaturë, trashja e zërit etj.

Rreziku i pubertetit të parakohshëm është sepse ai pengon të arrihet gjatësia normale e trupit të njeriut paralelisht me moshën. Një trajtim në kohë dhe adekuat mund të ndihmojnë të rinjtë të mos e vuajnë gjatësinë e shkurtër.

Mënyra se si mund të trajtohet ky proces është përmes barnave të cilat kanë për qëllim të minimizojnë prodhimin e hormoneve seksuale.

Një tjetër aspekt negativ i pubertetit të parakohshëm është edhe maturimi psikologjik, të cilët i pengon fëmijët të përshtaten lehtësisht me situatat, në shkollë, fakultet etj.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV