“SPAK do kthehet në ‘boomerang’ për opozitën”/Avokati i njohur bën paralajmërimin e fortë

Avokati Alban Daci ishte këtë të martë I ftuar për një intervistë televizive tha se të humbasë besimin te SPAK do të thotë të mos kesh më arsye për të ndejtur në këtë vend. Sipas tij opozita i del kundër SPAK-ut dhe e sulmon atë pasi e di që shumë shpejt SPAK do të kthehet nga opozita.

Ai tha se partitë opozitare, kanë bashkëpunuar me atë që ka qenë në qeveri gjatë 32 viteve dhe kanë ndihmuar njëri tjetrin, e gjithashtu tha se në Shqipëri kanë qenë gjithnjë të pandarë politika nga biznesi dhe krimi, ndaj nëse nuk është më reforma në drejtësi atëherë nuk ka shpresë për shkëputjen e këtyre hallkave nga njëra-tjetra.

“Sulmet ndaj SPAK janë sulme halli, vijnë për qëllime politike. Problemi më i madh i kësaj opozite është se SPAK-u do të kthehet në një “boomerang” të madh edhe për opozitën. Ata nuk kanë ardhur sot në pushtet. Do përballen me drejtësinë edhe ata se kanë 32 vite që janë pjesë e këtij pushteti ku politika bizensi, nisma e lirë, para dhe krimi janë në një marrëdhënie simbiotike së bashku.