Rraja dha dorëheqjen/ KQZ e zëvendëson, ja kujt i jep mandatin (Emri)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e të lënë nga Rrahman Rraja, kandidatit vijues në listën e Partisë Socialiste, Arkend Balla.

Deputeti socialist, Rrahman Rraja e la mandatin të shtunën e kaluar pas publikimit të një videoje ku djali dhe vëllai i tij rrihnin barbarisht dy qytetarë të cilët kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.