Vala e të nxehtit ka mbërthyer Europën/ Spikeri i lajmeve i hedh shishen me ujë kokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një gjest madhështor për të përforcuar nevojën për t’u qetësuar në valën e nxehtë të Evropës, spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokën e tij kur ishte në transmetim.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura në 30 gradë Celsius.

E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar – më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

Vapa ka bërë që njerëzit të dynden në “qendra të veçanta ftohjeje”, të ngritura nga autoritetet lokale.

Në Spanjë, sinoptikanët thonë se nxehtësia mund të ketë arritur kulmin, duke kaluar 40 gradë Celsius në disa vende. Zaragoza, Teruel, Granada dhe Albacete janë në alarm të kuq dhe mund të thyejnë rekorde të temperaturës.

Për të ofruar pak lehtësi, të notosh në pishinat vendore në Zaragoza tani kushton 40 për qind më pak se zakonisht.

Një grua shpjegoi: “Do ta kalojmë ditën këtu sepse nuk mund të qëndrojmë në shtëpi, edhe nëse gjithçka është e mbyllur, dhe aq më pak në rrugë.”

Situata të ngjashme ka pasur edhe në Francë, ku shumë qytete janë përvëluar prej disa ditësh. Lioni ka parë temperaturat më të larta në 42 Celsius.

Megjithatë, stuhitë e forta pritet të qetësojnë gjërat për pjesën tjetër të javës.

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV