Ngjarje e rëndë në Tiranë, 22-vjeçari bie nga kati i tretë i pallatit, detajet e para

Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i 3-të i një pallati në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.