Inceneratorët/ Gjiknuri shfajësoi veten, sot vendoset fati i Ahmetajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend në orën 10:00 për çështjen Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet të premten. Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e djeshme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.

Sot në orën 10.00 Parlamenti do të mbajë seancën e posaçme për ti dhënë autorizimin SPAK që të arrestojë ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk ka një datë se kur do të kthehet. Ky vendim u mor në seancën e djeshme plenare pas shumë orë tensionesh dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës. Demokratët fillimisht kërkuan të votohej dje autorizimi për arrestimin e Arben Ahmetajt. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar se çfarë ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Sipas Bardhit, Dumani ka deklaruar se Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Vonesën për miratimin e kërkesës së SPAK, Bardhi e komenton sikur PS po i jep kohë Ahmetajt dhe se po bëhen bashkëpunëtore në krim. “Është ajo që tha Dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folur me Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi. Ai u shpreh se Rama po negocion me Ahmetajn që të kthehet në Shqipëri. “Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës”, tha Bardhi. “Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi. Në replikë deputeti socialist Toni Gogu i kërkoi të mos nxjerrë sekretin hetimor. Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk duhet të marrin heshtjen e tyre për dobësi, por PS nuk po flet në respekt të drejtësisë. Ministri tha se retorika e deputetëve të PD-së po i shërben krimit. “Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu. Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit”, tha Manja. Ndërkohë Elisa Spiropali mbrojti kryeministrin dhe i kërkoi SPAK të vijojë punën me drejtësi. “Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë. Ju sulmoni institucionet e drejtësisë dhe e bëni të kompleksiohen. Uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën me drejtësi”, tha Spiropali. Opozita kërkoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë, duke thënë se duhet të vijë dhe të japë llogari për inceneratorët dhe dhunën e fisit Rraja në Krujë. “Kam bërë një kërkesë procedurale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave, të mos fshihet pas Rrajës dhe Ahmetajt, dhe të japë llogari. Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet e botës kur s’ka zgjidh hallet e korrupsionit parlamentar”, tha Bardhi. Debati në seancën e Parlametit degradoi edhe në ofendime. “Ju jeni fasada e inceneratorëve… i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri”, tha Bardhi. “Palaço”, tha Felaj. “Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute”, tha Bardhi. Pak para se të arrihej më në fund dakordësia, ndërprerja për disa herë radhazi e seancës plenare nuk i qetësoi deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan vijimin normal të seancës. Zëvendësuesi i Rrahman Rrajas në parlament, Arkend Balla u betua mes kaosit. As Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk u lejua nga deputetët të paraqiste raportin vjetor të institucionit. Deputetët e opozitës akuzuan se për çështje të tjera, PS nxiton të përdorë forcën e kartonit, si ajo për ligjin e Kanabisit, të miratuar në komisionin e ligjeve, në një mbledhje të fshehtë, pa praninë e opozitës e pa kuorum, teksa paralel debati vijonte në seancë. Ditën e mërkurë opozita prezantoi raportin e saj, ndërsa PS kërkoi më shumë kohë dhe tha se do ta paraqesë të premten, e ndërsa është vendosur që kërkesa e SPAK të futet rendin e ditës në seancën plenare të së hënës.

Lexo edhe :  Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Çfarë kërkon SPAK?

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

Gjiknuri shfajëson veten: Kam qenë ministër, kam bërë udhëtime

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka folur për udhëtime me Arben Ahmetajn dhe Mirel Mërtirin, që akuzohen për aferat e inceneratorit. Gjiknuri pranoi se ka bërë udhëtime me Ahmetajn, pasi ka qenë ministër dhe udhëtimet kanë qenë zyrtare si kolegë. Ai ndër të tjera tha se emri i tij është përmendur për të ngritur kauza politike.

Pas publikimit të emrit të tij si i përfshirë në dosjen “Ahmetaj”, ka reaguar edhe vetë Damian Gjiknurin, ish-ministër i Energjisë dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Parlamentit, ku po mbahet seanca e radhës plenare, Gjiknuri tha se, për të gjitha udhëtimet për të cilët përmendet, kanë qenë për arsye pune dhe zyrtare. Ai garantoi se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë lloj shkeljeje detyre apo ligji, ndërsa u bëri një thirrje mediave që të mos bëjnë hetim penal apo akuza, sikur të ishin duke gjetur pacientin zero. “Janë udhëtime zyrtare dhe nuk kam ikur për qejf. Roli im si ministër nuk ka asnjë lloj shkeljeje përsa i përket detyrës. Mos e bëni hetimin penal apo akuzat sikur po gjeni pacientin zero, bëhet fjalë për akte zyrtare. Me Ahmetajn kam bërë udhëtime sepse kam qenë ministër. Kanë qenë udhëtime zyrtare pune. Unë thjesht kam bërë detyrën dhe nuk kam shkelur ligjin”, u shpreh ndër të tjera në prononcimin e tij Damian Gjiknuri.

Të fundit

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike...

Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Një ekip kinez studiuesish ka zbuluar një Koronavirus të ri të lakuriqëve të natës që paraqet rrezik transmetimi nga kafshët te njerëzit, sepse përdor të...

Viola Spiro:Kur erdha në Tiranë më quanin provinciale, Korça frekuentohej vetëm nga elita

Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja sportive Viola Spiro, ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të filluar studimet...

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, njeriu i Trump do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në...

PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?

Spartak Ngjela Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor...

Lajme të tjera

Web TV