Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga çatia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.

Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit për të zbuluar nëse viktima punonte në vendin ku u gjet pa jetë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit. Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.

Të fundit

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

F1/ Tek Ferrari duken të dorëzuar, Vasseur: “McLaren nuk kapet, në Bahrain për podium”

Formula 1 nuk njeh pushim, teksa Botërori 2025 këtë fundjavë zhvendoset në Bahrain për raundin e katërt. Pas provës aspak të mirë në Suzuka,...

Lajme të tjera

Web TV