Kina zbulon sekretin e suksesit, është 2000 vite i vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni vite që kërkoni sekretin e suksesit pa asnjë rezultat, është koha të provoni një teknikë që vjen nga Kina dhe aplikohet prej 2000 vitesh. Quhet wu – wei (në anglisht “oo – way”) dhe do të thotë se nuk keni nevojë të bëni shumë për të pasur një jetë të suksesshme dhe të ekuilibruar.

Suksesi nuk shoqërohet gjithmonë me punë të palodhur dhe është shumë më e thjeshtë për t’u arritur nga sa mund të mendoni.

Metoda wu – wei nuk kërkon shumë përpjekje

Ajo që sugjeron në thelb metoda është t’i lini gjërat të ndodhin natyrshëm pa u përpjekur t’i kontrolloni ato. Sigurisht që thekson se është mirë të ndërmerrni veprime aty ku e konsideroni të nevojshme por të mos e shtyni veten në ekstreme, duke bërë shumë përpjekje për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Sekreti u zbulua nga psikologu klinik në Nju Jork, Dr. Junhong Cao, i cili thotë se bazuar në hulumtime, kjo metodë e veçantë redukton stresin, rrit kënaqësinë dhe përmirëson nivelet tona të mirëqenies së përgjithshme.

Mënyrat për të përfshirë wu-wei në jetën tuaj të përditshme

Pranojini gjërat ashtu siç janë
Ajo që është më e rëndësishme për të zbatuar metodën në mënyrë korrekte, është pranimi i gjërave dhe fakti që mund të mos ju dalin ashtu siç i keni planifikuar. Për shembull, nëse nuk keni marrë promovimin që dëshironit, duhet të pranoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka, por se do të bëni gjithçka në të ardhmen për ta bërë atë të ndodhë në të ardhmen.

Hiqni dorë nga perfeksionizmi
Asgjë dhe askush nuk është perfekt. Nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, përgatituni të bëni gabime. Duhet të tregoheni të butë me veten dhe të mos e shtyni veten në ekstreme duke u përpjekur të arrini çdo herë diçka të pamundur. Thjesht nuk mund të ndodhë.

Lexo edhe :  A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Praktikoni vëmendjen
Mindfulness përshkruan aftësinë tonë për të qenë plotësisht të pranishëm në këtë moment, të vetëdijshëm se ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Kjo do të thotë të jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth nesh, pa reagim apo presion të fortë. Kjo është pikërisht ajo që sugjeron metoda e ndjekur me besnikëri në Kinë, duke u përhapur në të gjithë botën me sukses dhe duke sjellë sukses personal në jetën tuaj.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV