Veliaj pret ministren bavareze, Huml: Suksesi turistik i Tiranës falë bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Ministren e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml. Veliaj, i cili vetëm pak kohë më parë u takua në Tiranë me Kryeministrin bavarez, Markus Söder, e vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka dhënë për Shqipërinë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Bavarisë është në Tiranë, vetëm pak kohë pas vizitës së zotit Markus Söder, Kryeministrit të Bavarisë, dhe më vjen mirë që disa nga ato gjërat që diskutuam për të hapur një zyrë të Bavarisë në Tiranë dhe për të filluar një marrëdhënie shumë më serioze mes Shqipërisë dhe Bavarisë, sot janë bërë realitet, qoftë edhe me simbolikën e vendosjes së një tabele të re, që përkujton themelimin e kësaj marrëdhënieje speciale mes Shqipërisë dhe Bavarisë, që nga koha e Franc Josef Shtraus,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se ka ardhur koha e një bashkëpunimi të ri sepse vetëm përmes të tilla bashkëpunimeve qytetet rriten, sikurse Tirana, e cila sot ka njohur një rritje në numrin e turistëve, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë pikërisht nga Gjermania.

“Jam vërtet i lumtur që hapet zyra e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë në Tiranë dhe jam vërtet i kënaqur që ai vizion, ajo ëndërr, ndoshta pak utopike, e Franc Josef Shtraus, e viteve ’80, sot është një realitet në mes të Tiranës, një realitet bashkëpunimi ekonomik dhe politik. Falë atyre shkëmbimeve që kemi, sot Tirana po pëson një ‘boom’ turistik dhe jam shumë i lumtur që një pjesë e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania, sepse besoj që është shumë e rëndësishme që politikanët të komunikojnë, por është edhe më e rëndësishme që njerëzit të komunikojnë, sepse janë raporte që zgjasin edhe përtej mandateve tona,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Lexo edhe :  300 pemë të reja në Liqenin e Farkës, Veliaj: Investimet kanë rritur vlerën e pronës

Ministrja e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, nga ana e saj u shpreh e lumtur që në Tiranë ka tashmë një pikë kontakti të biznesit bavarez.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Gjermanisë datojnë shumë herët, në mes të viteve ’80, kur Franz Joseph Strauss, kryeministri asokohe i Bavarisë, erdhi privatisht në Shqipëri për të bërë një vizitë. Pikërisht për këtë arsye, këtë partneritet ne kërkojmë ta intensifikojmë edhe më tepër. E po për këtë arsye erdhi edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, i cili bisedoi edhe me kryeministrin Rama për projekte konkrete, si hapja e zyrës së biznesit bavarez këtu në Tiranë. Elementi tjetër mjaft i rëndësishëm është ai i krijimit të një komisioni ndërqeveritar për realizimin konkret të këtyre projekteve. Elementi i tretë, mjaft i rëndësishëm, është ai i komunikimit dhe i marrëdhënieve ndërnjerëzore për të cilin ndodhemi edhe këtu, në sheshin ‘Shtraus’,” u shpreh Huml.

Të fundit

150 mijë gjyqe të bllokuara! Kërkohet ndryshim i ligji

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150...

Aksident në Vlorë, mjeti përmbyset në rrugë, një i lënduar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, pranë fshatit Skrofotin, ka mbetur...

Suksesi ndaj Tiranës, Tetova: Pjesë e dytë perfekte, komanduam lojën falë mesfushorëve

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 0-4 ndaj Tiranën. “Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në pjesën e parë, sepse kundërshtari...

Tentuan të mblidhnin benzinë nga një cisternë, vdesin 60 persona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një cisternë në Nigeri. Sipas Reuters, cisterna u përmbys duke shkaktuar derdhjen e benzinës...

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se ata janë vazhdimisht të uritur, kështu që shpesh hanë...

Lajme të tjera

Web TV