Aksident në Sarandë/ “Jeep”-i përplas të miturin, detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Policia ka njoftuar se një i mitur është përplasur nga një automjet tip “Jeep”.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar shoferin e automjetit, shtetasin me inicialet A.S. 69 vjeç, i cili është banues në Gjermani.

Raportohet se i mituri është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Blutë bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur nje fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt,...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Lajme të tjera

Web TV