Arti në zi/ Ndërron jetë këngëtarja dhe aktorja e famshme (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

EMRI/ Ndërron jetë këngëtarja dhe aktorja e famshme

Këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Paris të dielën.

Së fundmi këngëtarja kishte anuluar koncertet për arsye shëndetësore. Birkin lindi në Londër por gjeti famë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos në Francë në vitet 1970.

Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Serge Gainsbourg e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”.

Dueti u regjistrua në 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan. Dyshja ishin së bashku për 12 vjet, por mbetën miq pas ndarjes së tyre.

Pas ndarjes së tyre në 1980, Birkin u shfaq në shumë filma dhe regjistroi albume të shumta solo. Këngëtarja frymëzoi edhe çantën e famshme i cili frymëzoi krijimin e çantës së famshme Hermès Birkin.

Në vitin 1981, aktorja ishte pranë shefit ekzekutiv të Hermès, Jean-Louis Dumas në një fluturim nga Parisi në Londër.

Pas një bisede mes të dyve se sa e vështirë ishte gjetja e një çante që mund të plotësonte nevojat e Birkin si nënë e dy fëmijëve, lindi çanta Birkin. Sipas raportimeve, Dumas e projektoi çantën aty për aty dhe e quajti atë me emrin Birkin kur u prodhua.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV