Hamilton provokon Verstappen: “Dominimi në mënyrë të theksuar nuk është mirë për sportin“

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mercedes provoi në këtë sezon të ngushtonte diferencën me RedBull-in e Max Verstappen dhe në fakt në disa gara Lewis Hamilton ka mundur të ngjitet në podium. Por, skuadra gjermane dhe piloti britanik nuk kanë mundur ta vendosin në vështirësi dy herë Kampionin e Botës dhe së fundmi, 37-vjeçari rikthehet të flasë për rregullat e Formula 1.

Hamilton thekson se nuk është bukur kur dikush fiton me gjysmë sekondi diferencë nga ndjekësit, madje merr si shembull edhe kohën kur ai vetë fitonte duke dominuar në pistë. Shtatë herë Kampioni i Botës, shprehet se garat janë të lidhura ngushtësisht me konkurrencën dhe kur kjo e fundit mungon atëherë bie edhe interesi i tifozëve.

“Kur dikush dominon në mënyrë të theksuar nuk është mirë për sportin, këtë diskutim kemi kohë që e flasim. E mbaj mend që flitej shumë edhe në kohën time kur unë fitoja garat. Më kujtohet që kam pasur në disa raste një rivalitet të bukur me Ferrarin dhe nuk ishte e lehtë për mua. Kjo ishte shumë më mirë se sa kur fitoja pa pasur konkurrencë. Sigurisht që çdokush e dëshiron fitoren, por kur je i shkëputur gjysmë sekondi nga makina që të ndjek nuk të shijon shumë.

Sporti është i ndërtuar mbi konkurrencën. E di që rregullat në lidhje me buxhetin ndryshuan, por nuk kanë dhënë efekt. Ndaj, mendoj se duhet të vazhdojmë të flasim për të përmirësuar edhe më tej këtë sport sepse mendoj se kjo situatë nuk është më e mira për tifozët. Jam kundër një dominimi që zgjat me vite sepse sporti duhet të ketë gjithnjë emocione.

Të them të drejtën, mendoj se askush nuk i pëlqen koha kur unë kam dominuar, koha kur Schumacher ka dominuar, koha kur Vettel ka dominuar apo edhe koha tashmë që dominon Verstappen. RedBull-i aktualisht është shumë përpara të tjerëve dhe mund të dominojë për tre vitet e ardhshme.

Lexo edhe :  Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Sigurisht kjo është diçka që mund t’i pëlqejë fansave të Verstappen apo vetë Verstappen, por nuk është e mirë për sportin. Duhet të flasim dhe të mendojmë si ta përmirësojmë këtë sport dhe të kemi më shumë duele në pistë”, u shpreh Hamilton.

Të fundit

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të...

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht...

Lajme të tjera

Web TV