Sali Berisha viktimë e karmës, mendonte se kurrë s’do kishte punë me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report TV deklaratën e sotme të Sali Berishës, ku ky i publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

Në emisionin Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti Vangjeli thotë se Berisha është viktimë e karmës, pasi gjithmonë si politikan ka menduar se s’do kishte punë me drejtësinë, por sipas tij kjo do t’i kthehet në një moment tjetër.

“Kur veshi i një gazetari dëgjon jehonë zhurma, analizon copëza informacioni apo edhe zërat nga njerëzit më të informuar në Tiranë që quhet Sali Berisha natyrisht di më shumë në këtë histori, nëse verifikohet ajo që iu thash atë ditë ju do të kuptoni edhe një arsye më shumë për këtë që ndodhi me Berishën. Është viktimë e karmës sepse kur mendonte si politikan apo edhe si qenie njerëzore që s’do kishte kurrë të bënte më drejtësinë, se nuk e lejonte t’i afrohej sinorit të tij vetjak, ne fakt i kthehet dhe i kthehet në një moment tjetër. Nëse moria e të gjithë akuza që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës politike, në mos të gjitha, një pjesë e tyre do ishin vërtetuar në gjykatë në rrugë normale sot do flitej ndryshe”, tha Vangjeli.

Vangeli e krahason Sali Berishën me një ‘luan’ në politikë, duke thënë se ‘uria’ e tij e pakufishme për të qenë mbret i xhunglës i dha goditjen në politikë.

Pse doli sot? Në të gjitha rrethanat Sali Berisha për ata që e duan apo e urrejnë, nëse do i vëmë një emër kafshe meriton luanin, është një luan i vërtetët në politikë, tjetër punë dëmet që bën uria e pakufishme  e luanit për të mbajtur kurorën e tij si mbret i xhunglës dhe kjo xhungla jonë pak ka ndryshuar. Sërish është thelbi dhe aksiomat elementare që nuk i kuptojmë, në 140 gra dhe burra në Kuvend. Një anëtar i parlamentit, garancitë mbrojtjet e ndryshme që ia ka nga një qytetar i thjesht nuk janë në emër nominal, nuk bëhet fjalë as për Felaj, as për Ahmetajn, Ramën apo Berishën. Është institucioni, është procedurë demokracia, jurisprudenca në këto raste shpesh procedura është po aq e rëndësishme se thelbi, ndonjëherë edhe më e rëndësishme se kaq. Nëse e harrojmë një gjë të tillë, supozojmë nesër prokurorët çmenden dhe shkojnë e kërkojnë një gjë të tillë për këdo tjetër, do bëhemi republika e prokurorëve, do jetë pushti gjyqësor ai që ngrihet mbi pushtetin që votohet nga qytetarët. Shpikja  e mrekullueshme e para dhe e vetmja e demokracisë është balanca e pushteteve”, tha Vangjeli.

Të fundit

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Lajme të tjera

Web TV