Shqipëria me varfërinë dhe pabarazinë më të lartë në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MONITOR/ Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë, por gjithashtu kemi edhe pabarazi të madhe ndërmjet popullsisë në rrezik të varfërisë sipas vend banimit fshat- qytet.

Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021 (te dhënat për Shqipërinë 2020), ky ishte niveli më i lartë në Europë.

Popullsia rurale e vendit tonë ka një përqindje të lartë të rrezikut për varfëri në raport me popullsinë rurale të vendeve të tjera. Rumania renditet e dyta për nivelin e lartë të varfërisë në fshat, ku rreth 50% e popullsisë rurale me një diferencë 10 pikë përqindje nga Shqipëria.

Eurostat vë në dukje se Shqipëria ka nivel të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në qytetet e mëdha ku përfshihet edhe kryeqyteti. Në Shqipëri gati 45 për qind e popullsisë në këto rajone është në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania u renditen pas Shqipërisë, ku popullsia e qyteteve të mëdha që jeton në rrezik të varfërisë është 30%.

E njëjta situatë është edhe në qytet më të vogla. Në qytetet më të vogla shqiptare varfëria është më e butë se në qytetet e mëdha dhe se në zonat rurale. Eurostat përllogarit se rreziku i varfërisë në qytetet më të vogla përfshin 29% të popullsisë.

Ky tregues është më i ulët se në fshat dhe qytetet e mëdha, po sërish është më i lartë se në qytet e tjera të Europës. Gjithashtu hendeku për rrezikun e varfërisë qytet -fshat është më e larta në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të Europës (shiko grafikun e mëposhtëm).

Lexo edhe :  Lirimi me kusht i Salianjit/ E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Më herët këtë vit Banka Botërorë analizoi se reforma Territoriale përkeqësoi me shumë menaxhimin e zonat rurale dhe e ka vënë zhvillimin e këtyre zonave përballe sfidave të reja.

Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë./B.Hoxha


Të fundit

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi,...

Liverpul bën gati superofertën,174 milionë për një tjetër yll në sulm

Liverpuli është gati të bëjë çmenduri për t’u përforcuar në sulm. Dhe duket se ka përgatitur një ofertë prej 175 milionë eurosh (150 milionë...

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë kombëtare. Ishte një hap...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

Lajme të tjera

Web TV