Ariana Grande divorcohet pas dy vitesh martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë konfirmuar thashethemet që Ariana Grande dhe Dalton Gomez po përjetonin një krizë të rëndë në martesën e tyre. Sipas burimeve të TMZ, çifti është ndarë që prej janarit 2023 dhe duket se të dy do të bëjnë kërkesë divorci.

Drama ishte ndezur sërish të dielën kur ylli i popit u pa në finalen e meshkujve në Wimbledon midis Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz pa unazën e saj të martesës.

Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe yllit të “Bridgerton”, Jonathan Bailey, dukej se reagonte disa herë gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e majtë nuk kishte unazë.

Sipas burimit të cituar nga TMZ, çifti u përpoq të rikthehej së bashku dy muaj më parë, por nuk ia doli.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez filluan lidhjen në janar 2020 dhe e bënë publike romancën e tyre në videoklipin e saj muzikor për Stuck With You, një duet me Justin Bieber.

Pesë ditë pas Krishtlindjeve 2020, Ariana zbuloi se ajo dhe Dalton ishin fejuar. Ata u martuan në maj 2021 me vetëm 20 të ftuar.

Të fundit

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

Lajme të tjera

Web TV