Rita Ora përlotet teksa flet për sfidat që sjell fama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërthyer në lot teksa diskutoi për vështirësitë me të cilat është përballur në kulmin e famës. Gjatë podkastit “Steven Bartlett’s Diary of a CEO”, ajo shpjegoi: “Isha në një slitë, duke jetuar ëndrrën time, por atëherë kur zgjohesha do të ishte një lloj qetësie dhe nuk do të ndihesha mirë. Kishte një ndjenjë se duhej të punoja për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë”.

Kur u pyet për dështimet gjatë karrierës së saj, Rita tha: “Disa gjëra nuk e pozicionojnë grafikun sipas dëshirës tënde ose nuk merrnin vendime të drejta. Gabimet ndodhin”.

Duke folur për mënyrën se si e trajton këtë pjesë, Rita shtoi:

“Ndihem e thyer, më bën të ndihem sikur gjithçka që kam bërë është gati të zhduket dhe më kthen te frika se mos humbas gjithçka. Kur bota po ju shikon, thjesht keni frikë. Gjithçka për të cilën mendoj është mamaja dhe babai im, sepse ata kanë punuar shumë për të më çuar në këtë pikë, unë kam gjithë familjen time për të mbajtur në këmbë.

Ju nuk mund të mos fajësoni gjithmonë veten për gjithçka, e vetmja mënyrë është të vazhdoni të ecni përpara. Gjithmonë jam përpjekur të jem vetvetja dhe të jem shumë e sinqertë. Por unë ndihem më njerëzore, në fund të fundit jam thjesht njeri”.

Kujtojmë se së fundmi Rita ka publikuar albumin e saj të tretë, “You & I”.

Të fundit

Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim...

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV