Pas zërave se ka probleme në martesën e tyre, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë konfirmuar se “kanë ndërmarrë vendimin e vështirë që të divorcohen”.
Në një deklaratë të përbashkët për ET, ata u shprehën: “Kemi marrë vendimin e vështirë që të divorcohemi. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, me mirësjellje kërkojmë të respektoni privatësinë tonë”, u shprehën ata.
Një burim u shpreh se prej kohësh ata nuk qëndrojnë bashkë, në mënyrë që të kenë distancë nga njëri-tjetri dhe që të gjejnë rrugën e tyre në të ardhmen.