Fredi Beleri në kërkim të lirisë, kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë

Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri vijon “betejën” për të fituar lirinë. Beleri kërkon që t’i ndryshohet masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Bëhet me dije se kërkesa e Belerit për liri do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë më 25 korrik. Më parë 5 kërkesat e Belerit për ndryshimin e masës së sigurisë janë rrëzuar, mbetet për të parë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë për kryebashkiakun e Himarës.

Kujtojmë që Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Çështja e Belerit, ka krijuat dhe tension mes marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria greke e ka quajtur si të padrejtë arrestimin dhe ka kërkuar që Beleri të lihte i lirë.

Madje për këtë çështje, kryeministri Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis folën dhe në Samitin e NATO në Lituani, ku kryeministri grek kërkoi së çështjha të zgjidhej menjëherë.