I nxehti ekstrem/ Mjekja: Kujdes! Pasojat mund të jenë fatale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja e Urgjencës, Jonida Kito, është shprehur se temperaturat e larta mund të bëjnë që një kategori njerëzish të pësojnë edhe sindroma vdekjeprurëse.

E ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV,Kito tregoi se kush janë kategoritë më të rrezikuara ng ai nxehti ekstrem.

“Vdekshmëria lidhet kryesisht me moshat në risk, të cilët për shkak të moshës, të sëmundjes apo medikamenteve, nuk arrijnë të kenë një proces të mirë të eleminimit të nxehtësisë nga organizmi. Në terma afatshkurtër, temperaturat e larta mund të bëjnë që njerëzit të pësojnë sindroma vdekjeprurëse. Rrezikohen edhe njerëzit që punojnë jashtë, në ndërtim, bujqësi, peshkim, zjarrfikësit, policët, etj.

Zemra ka për detyrë të marrë sinjale. Një zemër e lodhur në një moshë të rritur do të çedojë. Sëmundjet kronike janë hipertensioni, sëmundjet kardiake, etj. Janë disa arsye që rrisin vdekshmërinë te moshat e mëdha.

Edhe gratë shtatzëna janë në risk përsa i përket problemeve me shëndetin nga i nxehti. I nxehti mund të zhvillojë një sindromë, në shumicën dërmuese të rasteve lidhet me sëmundjet kronike të personave të prekur”, është shprehur Kito.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV