Luizi poston foton me reperin e njohur: Nuk e merrni me mend se ça do bëhet…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këndonte shpesh këngët e reperit të njohur, Getoar Selimi.

Ky i fundit postonte herë pas here në “Instastory” videot e Luizit teksa këndonte këngët e tij.

Ndërkohë në një nga koncertet e tij të shumta, Ejlli zbuloi se Getoarin ‘e ka adhuruar gjithmonë’, duke shtuar se do kishin edhe një bashkëpunim bashkë.

E mesa duket ky moment erdhi. Luizi ka publikuar një ditë më parë në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me reperin e dashur për publikun.

“Nuk e merrni me mend se ça do bëhet…”, ka shkruar ai bashkëngjitur me imazhin në fjalë.

E sigurisht që fansat janë duke pritur me padurim bashkëpunimin e tyre, i cili pritet që të jetë një hit.