“Na thanë mos u depiloni”/ Skandal në kombëtaren e femrave, rrëfet futbollistja

Një skandal ka përfshirë kombëtaren suedeze të femrave në futboll, pas deklaratës së bujshme të një ish-lojtareje.

Ish-futbollistja Nilla Fischer ka deklaruar se ajo dhe shoqet e skuadrës u detyruan të zhvisheshin dhe të tregonte organet e tyre gjenitale, si pjesë e një testi gjinor përpara Kupës së Botës 2011.

Fischer pretendon po ashtu se atyre u ishte kërkuar që të mos depiloheshin në zonat intime, përpara se mjekët të inspektonin organet e tyre gjenitale, për të përcaktuar seksin e tyre.

FIFA filloi zbatimin e një politike të re të njohjes gjinore disa javë përpara turneut, pasi Nigeria, Afrika e Jugut dhe Gana akuzuan Guinenë Ekuatoriale për futjen e disa lojtarëve meshkuj në ekipin e tyre.

Sidoqoftë, Fischer e përshkroi sprovën si “poshtëruese” dhe mbeti duke pyetur veten pse nuk mund të kishin kryer një test të thjeshtë në vend të kësaj.