Pse është “zhdukur” Ilir Meta? Analisti ngre dyshime të forta: Frika sjell heshtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fitim Zekthi foli në lidhje me situatën politike në vend.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se opozita ka rënë  në heshtje për shkak të humbjes së thellë që pati në zgjedhje dhe për shkak të drejtësisë që kohët e fundit  sipas tij po shton frikën te politikanët.

Më tej ai nënvizoi se drejtësia është një nga shkaqet  kryesore që opozita po heshtë dhe nuk po reagon për ngjarjet e fundit.

“Këta ça thonë sot nuk e thonë nesër. Meta e kuptoi se ajo që ndodhi ishte e mjaftueshme për të kuptuar se nuk vazhdohet kështu, duhet diçka tjetër. Meta ka zgjedhur të rri në heshtje, kjo është çështja. Vera është e heshtur, e një  nga arsyet është Prokuroria. Nëse do kishim një rezultat tjetër zgjedhje nuk do kishim heshtje. Humbja e opozitës prodhoi një shok total dhe është e përballueshme. Dobësimi i opozitës e dobësoi atë dhe para drejtësisë. Mendoj se drejtësia e ka frikësuar opozitën dhe kjo e fundit po heshtë tani”- tha ai.

Të fundit

Operacioni “fadroma” te Arena

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks,...

Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed. Ai ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen...

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.3 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Lajme të tjera

Web TV