Shpërdorim detyre/ Vangjush Dako mbetet në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë. Por Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi “arrest me burg”

Apeli i Posaçëm ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon, i cili kërkoi para gjykatës masë më të butë sigurie. Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku socialist nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës. Po ashtu masat e sigurisë mbetën të pandryshuara edhe për të arrestuarit e tjerë. Më herët Gjykata e Posaçme ka dhënë masën paraprake të sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i arrestuar për shpërdorim detyre në dy raste. Kujtojmë se Dako është arrestuar pak javë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë, “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit dhe jo sipas projektit të miratuar”. Bashkëpunëtorët në vite të Dakos dhe ai vetë, akuzohen për dy vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Nga natyra e këtyre veprave penale, ato kanë lidhje me periudhën kur ata kanë qenë në poste të caktuara në Bashkinë e Durrësit.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, më datë 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D., F.E., M.S.(P.), F.H., F.F., A.B., ndaj vendimeve nr. 57, datë 06.06.2023 dhe nr. 61, datë 08.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim V.D. Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.E. dhe F.H. Miratimin e vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim M.S.(P.), F.F. dhe A.B.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV