Studiuesi: Ja pse shqipja nuk do shuhet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit po i kushtojnë më shumë kohë studimi gjuhëve të huaja dhe jo gjuhës shqipe. Ky fenomen është vënë re ndër vite në Shqipëri.

Prova për këtë janë provimet e maturës, ku çdo vit maturantët po dalin më mirë në gjuhën e huaj, sesa në gjuhën shqipe. Për studiuesin letrat, Ymer Çiraku kjo është një situatë e trishtueshme dhe institucionet arsimore vendimmarrëse duhet ta shohin me kujdes këtë çështje, që të zbulohet se ku qëndron problemi.

Duhet ruajtur gjuha shqipe, thotë Çiraku për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv. Duhet ruajtur nga shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, edhe ata që kanë ikur jashtë.

“Kjo që po ndodh me maturën është një situatë e trishtueshme. Shkollat dhe institucionet vendimmarrëse në arsim duhet ta shohin me kujdes këtë çështje.

Problemi mund të jetë te tekstet, te mësimdhënësit, se nuk dihet nëse janë kontingjentet më të përgatitur për të dhënë mësim, ose edhe vetë te nxënësit sepse nuk janë të gjithë në të njëjtin nivel.

Jemi përpara një globalizmi, që është vërtetë i bukur e i mirë, të jep hapësira, por edhe të frikëson. Sepse përballë këtij globalizmi mund të humbasim gjuhët e popujve më të vegjël, kulturat e popujve më të vegjël.

Personalisht kam besimin se asgjë nuk mund t’i bëjnë shqipes. Kur nuk i ndodhi gjë kur ishte në kushte shumë më të vështira, kur nuk lejoheshin shkollat në gjuhën shqipe, nuk do t’i ndodhë as tani.

Kur shfaqen qëndrimi të tilla nga fëmijët që thonë; “ç’më duhet shqipja”, ne më të rriturit duhet të bëjmë ç’të jetë e mundur që ata të ruajnë shqipen. Edhe në emigracion vlen e njëjta gjë. Ka familje që e ruajnë, e flasin dhe e shkruajnë shumë mirë shqipen, marrin tekste nga libraritë tona për të mësuar shqipen.

Ka dhe një snobizëm të çuditshëm. Kur i dëgjojmë disa të flasin me një theks të huaj nuk na vjen mirë fare. A thua ti janë grekë, italianë, gjermanë.

Jo, ai është brezi i parë që lind në këto shtete. Si mund të ndodhë kjo me këta fëmijë?

Ky është brezi i parë, nuk dihet çfarë ndodh pastaj me brezin e dytë, të tretë a të katërt.”, tha profesor Çiraku

Të fundit

“Turizmi është kali ynë i betejës”/ Rama: Shqipëria, zhvillim të jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli në Forumin Ekonomik Botëror që u zhvillua në Davos, në sesionin...

Justin Bieber thyen heshtjen, flet për gruan Haileyn pasi nuk e ndiqte në Instagram

Justin Bieber ka shpjeguar pse ai e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram gruan e tij, Hailey Bieber. Ndërsa kjo shkaktoi dyshime për raportin...

9 të arrestuar në Turqi, vështirësi në identifikimin e 76 viktimave, mes tyre dhe fëmijë

Sot në Turqi mbizotëron zia kombëtare e shpallur për të nderuar 76 personat që humbën jetën tragjikisht nga zjarri që ra në një resort...

‘Ka vetëm dy gjini’, DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia ‘X’ në pasaportë

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur ëebsite-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky veprim ndodhi vetëm një...

Gjithçka me një klikim: Meta zbulon risinë e WhatsApp

Meta ka lajmëruar se përdoruesit do të mund të shtojnë llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, një hapësirë ku ata mund të komandojnë përmbajtjet...

Lajme të tjera

Web TV