Ikona e kinematografisë botërore shfaq probleme shëndetësore për shkak të të nxehtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikona e kinematografisë botërore Brigitte Bardot ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të vapës. Shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë në shtëpinë e aktores 88-vjeçare në Saint Tropez. Lajmi i publikuar nga mediat franceze, u konfirmua nga bashkëshorti i saj Bernard d’Ormale, i cili shpjegoi se në orën 9 të mëngjesit aktorja kishte vështirësi në frymëmarrje” dhe se edhe pse ishte më e dobët se zakonisht, asnjëherë nuk i humbi ndjenjat.

Ekipet e shpëtimit i sollën një aparat respirator me oksigjen dhe e mbajtën nën vëzhgim, tani ajo po pushon në shtëpi. “Si të gjithë njerëzit e një moshe, edhe ajo nuk e duron dot vapën, ndodh në moshën 88-vjeçare, nuk ka pse të bëjë përpjekje të panevojshme”, tha bashkëshorti i saj.

Prej shumë vitesh aktorja është tërhequr nga jeta publike, duke ndërhyrë vetëm përmes rrjeteve sociale, veçanërisht në emër të betejës së saj për të drejtat e kafshëve. Me bashkëshortin e saj Bernard d’Ormale ajo nuk jeton më në La Madrague, pronën e saj legjendare buzë detit dhe shumë e ekspozuar ndaj kureshtarëve, por në La Garrigue, shtëpinë e saj të dytë, ku jeton e rrethuar nga kafshët e saj.

Ndër fjalimet e saj të fundit, Brigitte Bardot shprehu ngushëllimet për vdekjen e Jane Birkin të dielën e kaluar. “Kur je kaq e bukur, kaq e freskët, kaq spontane, me zërin e një fëmije, nuk ke të drejtë të vdesësh”, tha aktorja që ishte e lidhur nga një miqësi e përjetshme me Birkin që kur u takuan për herë të parë pesëdhjetë vjet më parë falë Serge Gainsbourg.

Në pranverë qarkulluan zëra për shtrimin e Bardot në terapi intensive. “Dua t’i siguroj të gjithë. Unë jam mirë,” specifikoi ajo.

Të fundit

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV