Si ta shmangni pagjumësinë e verës, këshilla të thjeshta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë muajve të verës, kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat të ngrihen procesi i gjumit bëhet mjaft problematik dhe i pakëndshëm, pasi shpeshherë të arrish të flesh në një kohë kur çdo gjë vlon nga i nxehti është e pamundur. Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para, ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur temperaturat jashtë janë shumë të larta.

Si të rregulloni gjumin?

Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur. Mundohuni të flini në të njejtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.

Qëndroni të freskët

Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët, në mënyrë që të mund të flini më qetë. Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.

Mësoni si të relaksoheni

Kur jeni të stresuar të tendosur e në ankth gjumi është procesi i fundit që ju shkon ndërmend. Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë. Mësoni si ta qetësoni jo vetëm trupin, por edhe të zbrazni mendjen nga mendimet negative.

Flini në errësirë

Kur të shtriheni për të fjetur eliminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. Sidomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyrale të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.

Zgjidhni çarçafët e duhur

Gjithnjë përdoni materiale të lehta në mënyrë që të flini më mirë. Këtu flasim për çarçafët, këllëfin e jastëkut dhe pizhamat me të cilat flini. Materialet e rehatshme si mëndafshi apo pambuku do e mbajnë temperaturën e trupit tuaj në normat e duhura dhe do ta bëjnë gjumin më të lehtë.

Të fundit

Rama takim me strukturat e PS, do prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë takimin me njësinë 5 të Tiranës, pas largimit të Erion Braçes nga Lushnja...

Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025

Akademia e Pilotëve të Wizz Air (WAPA) rikthehet në vitin 2025, duke sjellë një mundësi unike për të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë të bëhen pilotë. Më...

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...

Georgina Rodriguez feston ditëlindjen, Ronaldo shpërndan shkrimin emocionues për të

Xhorxhina Rodrigez feston sot ditëlindjen dhe urimi i Kristiano Ronaldos nuk mund të mungonte. Futbollisti portugez ka shpërndarë një foto nga palestra me partneren e...

Tregu i veshjeve tekstile në Dibër drejt mbylljes, tregtarët: Shkak largimi jashtë vendit

Kjo është pamja e çdo dite në tregun e veshjeve tekstile në qytetin e Peshkopisë. Rrugët e brendshme të këtij tregu dhe dyqanet janë...

Lajme të tjera

Web TV