“Za Fest” nis të premten/ Rama-qytetarëve: Do gjeni artistët më në zë të momentit (VIDEO)

Këtë fundjave duke nisur nga e premjta e 21 korrikut e deri të dielën në Shkodër do të zhvillohet edicioni i shtatë i Za Fest.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se pjesë e Za Fest do të jenë disa nga artistët më të dashur për momentin.

Sipas postimit të kreut të qeverisë mësohet se aktiviteti do të zhvillohet në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër

“Disa prej artistëve më në zë të momentit do t’i gjeni në “Za Fest VII” nga sot deri të dielën, me performancat e tyre në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër❤️”, shkruan Rama.