Veliaj dhe Krifca inspektojnë rrugën që lidh Daias dhe Gurrë e Madhe: Zhvillim aty ku…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan punimet në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe.

Veliaj tha se  këto investime sjellin një pafundësi të mirash për banorët e zonës.

“Kjo është një nga rrugët ku ka pasur më shumë nevojë për ndërhyrje. Kur ti thua Farkë, Dajt apo Kashar, mendon rrethin e parë të Tiranës rurale, që sigurisht ka përfituar edhe nga urbanizmi, edhe nga të mirat materiale të Tiranës urbane, e cila ka kaluar përtej vijës së vjetër të verdhë, për të sjellë pasuri dhe për të rritur vlerën e pronës. Tani jemi te brezi i dytë dhe kur themi Petrelë, Ndroq, Pezë, Vaqarr, jemi në brezin e dytë të këtij zhvillimi. Sigurisht, rruga sjell një pafundësi të mirash, rritet vlera e pronës në të dyja krahët, një pjesë është bërë me zona rezidenciale, pjesa tjetër ka një zhvillim të jashtëzakonshëm falë mbështetjes së qeverisë. Në një Tiranë që sa vjen e zhvillohet, sapo u bë Unaza e Madhe nga pjesa e Farkës, deri te ‘helikopterët’, bashkia edhe qeveria krijuan një treg shumice agro-ushqimor dhe automatikisht, jo vetëm zona mori vlerë, por praktikisht kanë filluar kërkesat për të zhvilluar përkrah, ku shkon infrastruktura”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se zhvillimi është lajm i mirë, po ashtu si ndërtimi është lajm i mirë.

“Shtëpitë e reja, zonat rezidenciale, qendrat tregtare, janë të gjithë janë lajme të mira sepse xhirohen me lëvizje ekonomie. Sot jemi në një situatë kur në sheshin “Skënderbej” sheh më shumë të huaj se sa vendas. Një arsye është se vendasit janë me pushime, por arsyeja kryesore është se janë shtuar masivisht të huajt. Ne sot kemi delegacione që nuk gjejnë dot vend, kishim koncertin e Ricky Martin, jemi detyruar t’i çonim në 7 hotele të ndryshme sepse nuk ka hotel që të akomodojë këtë fluks. Kjo do të thotë se është vetëm çështje kohe derisa një pjesë e turizmit dhe e hapësirave në shtretër të vijnë edhe në zonat periferike të Tiranës”, nënvizoi ai.

Lexo edhe :  Shqiptarët, të parët në Evropë për makina luksoze! Mbizotërojnë Benzi, BMW dhe Audi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca falenderoi Bashkinë e Tiranës për investimet në fshatrat e Tiranës, që sjellin zhvillimin e zonave.

“I përgjigjemi komunitetit të Daiasit dhe të Gurrës që çon këtë akses në qytetin e Tiranës, në qytetin e Elbasanit. Lehtëson kushtet e jetesës për rreth 800 banorë që jetojnë mes këtij segmenti të jashtëzakonshëm me një natyrë të mrekullueshme, i mbushur me aktivitete agroturistike. Kjo rrugë i shërben edhe një zinxhiri ekonomik për zonën që sjell një zhvillim të posaçëm”, tha Krifca.

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV