Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri dihëtn e djeshme.

Udhëheqësi maqedonas Stevo Parandovski u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri. Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur. Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur, ku, pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bën pjesë edhe Serbia. “Është e pakontestueshme, për vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se ombrellë për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit”, është shprehur Pendarovski. “Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. Gjashtë shtete marrin pjesë në Procesin e Berlinit, ndërsa vetëm tri shtete në Ballkanin e Hapur, dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Begaj, theksoi se vendimi për vazhdimin apo jo të nismës rajonale i përket politikës. “Padyshim, çdo iniciativë rajonale është e mirë. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë mendojnë për vazhdimin e një iniciative apo jo”, është shprehur Begaj.

Lexo edhe :  Shkrumbohet makina në bypassin e Murrizit

“Fati” i kësaj nisme rajonale është ende i paqartë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pak kohë më parë se misioni i Ballkanit të Hapur ka përfunduar, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një takimi joformal të udhëheqësve të rajonit në Tiranë theksoi se nisma vazhdon të ekzistojë, dhe vazhdon me projekte të përbashkëta. Rreth një vit më parë, Pendarovski pati deklaruar se Ballkani i Hapur mund të jetë ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

Ai ka shprehur rezervat e tij që prej fillimit të kësaj nisme.

“Unë, që në vitin 2019, kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë, dhe i kam thënë se cilat janë ato: të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë…”, ka thënë Pendarovski. “Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, pati deklaruar Pendarovski. Nisma rajonale, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.REL

 

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV