Përdorimi i shërbimeve celulare në rënie në tremujorin e I, interneti i kthehet rritjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i shërbimeve celulare nga shqiptarët pësoi përsëri rënie në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku i thirrjeve dalëse pësoi rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 13.7% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Edhe numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie me 23.5% me bazë vjetore dhe me 19.3% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022.

Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 130 minuta në muaj, 20% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i mesazheve të shkruara zbriti në 12 për përdorues në muaj, 28% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të vetmet shërbime në rritje për tremujorin e parë të vitit ishin ato të internetit, që iu rikthyen rritjes, pas rënies së papritur në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Statistikat tregojnë se trafiku i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 11.6% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. AKEP vlerëson se çdo përdorues i telefonisë celulare shpenzoi mesatarisht 7.47 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 18.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët e shpjegojnë rënien e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve nga celulari me zhvendosjen e tyre drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. E thënë ndryshe, thirrjet dhe mesazhet po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp.

Edhe numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM/numrave celularë aktivë) pësoi rënie të mëtejshme në tremujorine parë të vitit, me 0.5% më pak krahasuar me fundin e vitit 2022, megjithatë ruajti një rritje vjetore pozitive, me 6.5%.

Lexo edhe :  Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

Pas bashkimit mes ONE dhe Albtelecom në operatorin e ri, One Albania, që nga fillimi i këtij viti, numri i operatorëve celularë në Shqipëri është reduktuar në dy, duke e rikthyer tregun në të njëjtën strukturë si në vitin 2008.

Gjatë tremujorit të parë me strukturën e re duopol, Vodafone Albania ka fituar lehtësisht terren në ecurinë e numrit të përdoruesve aktivë. Për Vodafone Albania, ky numër u rrit me 1.1% krahasuar me fundin e vitit të kaluar, ndërsa për One Albania numri i përdoruesve aktivë pësoi rënie me 2%. Megjithatë, One Albania vazhdon të kryesojë, me 52% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve aktivë.

Për vitin e kaluar, volume i tregut të komunikimeve celulare arriti në 25.4 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, edhe përgjatë vitit 2022 operatori me pjesën e tregut më të madhe përsa i përket të ardhurave ishte Vodafone Albania me rreth 52%, i ndjekur nga One Communications me 36% dhe Albtelecom me rreth 12%./MONITOR

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV