“Qytetarët nuk e hanë presionin”/ Veliaj pas fitores në Rrogozhinë: Të djathtët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së Edison Memollës në Bashkinë e Rrogozhinës. Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët teksa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin.

Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!

Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush.

As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës.

Të fundit

Prej 21 ditësh në spital/ Papa Françesku: Ju ndjek nga këtu, Zoti ju bekoftë

Papa Françesku ka dërguar një mesazh mirënjohjeje për besimtarët që po luten për shëndetin e tij, ndërsa vijon trajtimin...

Largimi i Egli ‘vulosi’ fundin e Gjestit? Banorit i ndodh e ‘keqja’ (Foto)

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, deklaratat dhe sjelljet e Gjestit kanë shkaktuar një valë të madhe reagimesh në...

7 marsi/ Mesazhi i mësueses në pension: Boll e kthyet në festë për dhurata! Duhen reforma

Është i shtati vit në pension, por edhe ky 7 Mars nisi me telefonatat dhe urimet nga ish-nxënësit e saj. Violeta Kraja, mësuesja e...

12 Marsi, afati i fundit për listat/ Rama mbledh kabinetin dhe kryesinë e PS

Në Pallatin e Brigadave, pasditen e së premtes, kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e PS, për...

48 mijë shqiptarë të refuzuar nga KQZ, KLGJ lehtëson ankimimin online

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka mirëpritur vendimin e KLGJ për miratimin e platformës elektronike për paraqitjen e ankesave online për zgjedhësit që votojnë nga...

Lajme të tjera

Web TV