Revolucion total tek Dinamo, ekipi i kryeqytetit ndryshon emrin dhe logon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis një epokë e re për Dinamon. 18 herë kampionët e Shqipërisë u rikthyen në Superiore dhe kanë nisur punën për edicionin e ri. Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në nivelin ne drejtimit, por dhe në mënyrën e organizimit.

Burime të SuperSport bëjnë me dije se Dinamo do të ndryshojë emrin, logon, por dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Emri i ri do të jetë Dinamo City.

Njëkohësisht do të ndryshojë dhe fanella e skuadrës, ku do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit, çka përligj dhe emrin e sponsorit në fanellat e reja.

WhatsApp-Image-2023-07-24-at-14.37.51-1316x1536.jpg

Në kuadër të këtyre ndryshime, Ardian Bardhi nuk do të jetë investitori i vetëm i klubit Dinamo City, pasi në vijim pritet që të ketë dhe disa biznesmenë të tjerë që do të afrohen në klub.

Pak ditë më parë ka patur një takim “kokë më kokë” mes presidentit Bardhi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të mbështesë këtë projekt. Qeveria shqiptare do i dhurojë 70 mijë metra tokë në rrethinat e Durrësi, ku do të ndërtohet qendra stërvitore.

Dinamo City do të ketë bashkëpunim me akademinë e Manchester City, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve të muajit maj. Nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Kushi në Angli, me përfaqësuesit e kampionëve të Europës.

Në organizimin e klubit kryeqytetas do të angazhohet dhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios. I cili do të japë ndihmën e tij për të ndërtuar një klub modern. Ky i fundit ndoqi nga afër skuadrën në miqësoren ndaj Skënderbeut.

Një revolucion në plot kuptimin e fjalës për Dinamon, që ndryshon gati gjithçka, duke nisur një epokë të re…

Lexo edhe :  Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

WhatsApp-Image-2023-07-24-at-14.38.03-1536x1536.jpg

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV