Aksident i rëndë në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare (VIDEO)

Një vajzë 14-vjeçe me orgjinë shqiptare humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Waterbury, Connecticut. Aksidenti u shënua të premten në mëngjes, 21 korrik dhe viktima u identifikua tre ditë më pas. Autoritetet amerikane deklaruan se viktima është Adrijana Mina 14-vjeçe, me origjinë shqiptare.

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape.

Hyundai Sonata u fut me të kuqe në semafor dhe përplasja ishte shumë e fortë.

Dy të rinj 15-vjeçarë që ndodheshin në makinë ndodhen ende në spital, ndërsa një  tjetër doli nga spitali pasi mori mjekimin e parë

Shkolla Waterbury tha se të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës së saj.

Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia mortore e Adrijana Minës.