Vitamina e humorit të mirë, zbuloni ushqimet e pasura me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni.

Studimet shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut. Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit.

Vitamina C dhe shëndeti mendor

Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar.

Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depresive tek njeriu por edhe rrit dëshirën për sheqer.

Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru. Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

Burimet më të pasura të Vitaminës C

Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia.

Për pasojë ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit.

Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

Frutat

Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet.

Perimet dhe barishtet

Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit.

Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Kujdes me gatimin

Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak.

Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër. Ushqimet që gatuhen shpejt me avull do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

Lexo edhe :  Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj.

Të fundit

Vuçiç takon djalin e Trumpit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump...

Seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt përfundojnë mbrojtjen, vijohet me Elman Abulen

Prej orës 10:00 vijon në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se dy avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur...

Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë që të dënojë me 4 vjet burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Për shkak të gjykimit të...

Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

Nga Spartak Ngjela Në Tiranë Enver Hoxha ishte një tiran, por ai nuk kishte fare frikë që të fliste hapur për të drejtat e Kosovës. E...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit/ Ish deputeti mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervin Salianjit, i cili kërkoi lirinë. Salianji aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i...

Lajme të tjera

Web TV