ZJARRET në Greqi/ Mitsotakis: Na pret një verë e vështirë para!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se beteja aktuale me zjarret që kanë pushtuar prej ditësh disa rajone të vendit është e vështirë.

Në prezantimin e tij në mbledhjen e kabinetit sot, kreu i qeverisë greke tha se operacionet e zjarrfikësve dhe emergjencave civile për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët në vende të sigurta, vijon.

Ndërsa shtoi se deri më tani nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas tij situata paraqitet e vështirë, teksa temperaturat janë në rritje dhe kjo favorizon vatrat e zjarrit të krijuara në ishullin Rodos dhe jo vetëm, shkruan Protothema.gr. 

“Ne kemi ende një verë të vështirë përpara. Siç thashë në Parlament, tani mund të kemi më shumë mjete, më shumë fuqi punëtore dhe përgatitje më të mirë, por e dimë se beteja është e vështirë.

Gjërat do të përkeqësohen me temperatura më të larta, erëra të forta, thatësirë. Në këtë përballje është e rëndësishme që nuk kemi pasur humbje njerëzore. Operacionet e largimit rezultuan të suksesshme sidomos në Rodos ku largimi i qytetarëve u organizua me siguri të madhe .

 Edhe një herë, dua të them një falënderim të madh për të gjitha forcat e tyre të vijës së parë, por veçanërisht për vullnetarët që gjithashtu treguan vetëflijim mbresëlënës në Rodos.

Nesër dhe e enjte do të jenë ditë të vështira, shpresoj që pas kësaj kushtet të ndihmojnë më shumë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë qëndrojmë në gatishmëri absolute”, shtoi Mitsotakis.

Ai gjithashtu vuri në dukje se për Mesdheun, i cili është një pikë e nxehtë e ndryshimeve klimatike, nuk ka mbrojtje magjike kundër zjarreve, ndërsa shtoi se nëse do të kishte, do ta kishin zbatuar.

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV