“A s’ka kondicioner”/ Temperaturat mbi 40 gradë, autobusët në Tiranë sfidë për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimi me transportin publik në Tiranë, në valën ekstreme të të nxehtit ndonjëherë bëhet sfidues, teksa vështirësia më e madhe janë mungesa e kondicionerëve.

Thuajse problematike të shumta janë tek shumica prej linjave ndërkohë që qytetarët ngrejnë shqetësimin për linjën e Porcelanit ku në disa urbanë ndjehet vetëm zhurma e aspirimit.

Gazetarja: A nuk kanë kondicioner, këto autobusët se vdiqëm?!

Fatorinoja: Ka si nuk ka, por je ulur afër motorit.

‘Ka dhe pa kondicioner.”- tha një qytetare.

“Tmerr! Nuk udhëtohet pa kondicioner se plas vape. Dhe kërkojmë por kur s’ka autobusi s’ka si ndizet. S’ka thotë ai ose kaq fuqi ka!”

Në përpjekje për të përballuar udhëtimin me autobusë, pasagjerët mundohen të freskohen me mjete rrethanore.

Edhe turistët ankohen për mungesën e kondicionerëve në mjetet e transportit publik.

“Është shumë nxehtë brenda.”
Linza është një tjetër linjë problematike, me sedije të grisura dhe autobusë të amortizuar. Qytetarët propozojnë që mjetet e kësaj linje të zhduken nga qarkullimi për t’u zëvendësuar.

“Autobusët shumë të vjetër duhen hequr nga qarkullimi. Pastaj autobusi i Linzës është jashtë standardeve për të gjitha drejtimet, sediljet, kondicioner s’ka, asgjë s’ka.”
Në një reagim për Report TV përfaqësues të kompanisë së kësaj linje thonë se brenda shtatorit do të ketë zëvendësime dhe shtim të flotës së autobusëve.

Moshapja e kondicionerit në temperatura që i kalojnë 40 gradët ndodh edhe në autobusët e linjës Kopshti Zoologjik-TEG dhe Saukut, duke e bërë udhëtimin në transportin publik një mision të pamundur.

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV