E FUNDIT/ Vrau me thikë bashkëjetuesen, dënohet me burgim të përjetshëm Ramiz Mici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm Ramiz Micin duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Kujtojmë se me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37-vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij.

Sjellim në vëmendje se ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit i akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

Të fundit

Tronditet futbolli Italian/ Ish-mbrojtësi i Fiorentinës i jep fund jetës

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e...

Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon sot akuzat edhe Ajola Xoxës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga...

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit të rrezikshëm nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe...

Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i

Dubai pritet të sjellë sot (23 korrik) në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit...

Artan Fuga ironizon Ben Blushin: Ore e di ky çfarë bëhet në Kinë, Indi, Pakistan…

Ben Blushi shkruan se Universitetet shqiptare duhet të mbushen me kinezë, indianë, pakistanezë etj etj. “Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV