Rama mohon shkarkimin e ministres së Financave Ibrahimaj, deklarata e prerë: Jo

Kryeministri Edi Rama ka mohuar ndryshimet në qeveri, gjë e cila u raportua më herët në media.

Kryeministri Rama para nisjes së Asamblesë, i pyetur lidhur me lajmet për shkarkimin e ministres së Financave, u përgjigj prerë “jo”.

Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës.

Ajo u shpreh se nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen.

“Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave.