Rama:Qendra “Sotir Kolea” i rikthehet publikut me libra të rrallë të nxjerrë nga errësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, sot i rikthehet lexuesit përmes shërbimit të librave të rrallë, shumë syresh pjesë e bibliotekave personale të konfiskuara gjatë komunizmit.

Tashmë, e gjithë kjo pasuri vihet në dispozicion të publikut në një ndërtesë tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit të Qeverisë Shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”.

Kryeministrin Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë dhe institucioneve të kulturës, shkencës e arsimit, vizituan sot qendrën “Sotir Kolea”.

Duke shpjeguar projektin e zbatuar, ministrja Margatiti u shpreh se Qendra “Sotir Kolea”, jo vetëm i sjell publikut një pjesë të vyer të trashëgimisë sonë kulturore të së shkuarës, por do të shërbejë dhe si një qendër kulturore moderne multifunksionale, në shërbim të studiuesve, e para së gjithash të rinisë.

“Kemi përcaktuar këtë qendër, që do të jetë qendra e re “Sotir Kolea”. I kemi vendosur dhe emër hapësirës që ja kemi rikthyer qytetit. Kjo është godina e prekur nga tërmeti. Kjo do jetë një hapësirë për të gjithë studiuesit e huaj, për të gjithë studentët shqiptarë dhe mbi të gjitha për vetë ne sepse vetë Bilioteka këtu ka zbuluar vende të rralla, të pazbuluara më parë. Ka qenë tërmeti ai që na bëri që të fillonim të merreshim, në atë periudhën e gjatë të mbylljes stafi i bibliotekës është dedikuar totalisht për risistemimin e librave, ne punuam paralelisht me fondin e buxhetit të shtetit për projektin e restaurimit ndërkohë që delegacioni europian na ka ndihmuar për gjithë pjesën e pajisjeve”, u shpreh ministrja.

Margariti shtoi se kjo qendër vjen tani si një hapësirë e librave të rrallë, e librave të rezervuar, e librave të pazbuluar por dhe një hapësirë për të rinjtë, me akses digjital, me gjithë pjesën e pajisjeve për digjitalizim.

Lexo edhe :  Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

“Pra, një hapësirë që ne të gjithë në Tiranë e kishim harruar që ekzistonte dhe e kemi kthyer në funksion të plotë. Ne kemi ende një numër akoma dhe më të madh librash që ishin të depozituar këtu brenda. I kemi sistemuar në mënyrë të re libra të vjetër, por dhe libra të rinj. Kjo është mënyra më e re moderne e qasjes ndaj librit dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shumë hapësirë prandaj në pjesën e sipërme në tavolinë do keni mundësi për vendosjen e kompjuterëve”, tregoi ajo.

Thesaret e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, tani ruhen në kushte të sigurta dhe mund të lexohen nga të gjithë dashamirësit e librave.

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare, i cili si drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 1928-1937, dha një kontribut të veçantë në hedhjen e bazave të bibliotekonomisë në Shqipëri, si dhe për pasurimin e koleksioneve bibliotekare me materiale albanologjike.

Programi EU4Culture i Bashkimit Europian, ka ofruar pajisje moderne që do të ndihmojnë ndjeshëm në ruajtjen e librave dhe leximin e tyre online.

“Ne krenohemi me kontributin tonë përmes programit EU4Culture”, shkruhet në një postim të misionit të BE në Shqipëri.

Puna e personelit në Qendrën “Sotir Kolea” është lehtësuar dhe tashmë mund të përpunojnë më shumë libra. Kjo qendër ka përfituar pasjisje me vlerë 670 000 euro përmes programit EU4Culture.

Ndihma konsiston në servera të rinj, libra, skanera barkodi, laptopë, tabletë, sistem sigurie, pastrues pluhuri, heqës lagështie dhe aciditeti, pajisje për dezinfektimin e librave e pajisje të tjera të cilat ndihmojnë bibliotekën për të ruajtur, trajtuar e pastruar fondin e saj të librave të rrallë. Një pjesë e këtyre pajisjeve janë unike në vendin tonë. Tashmë një pjesë e konsiderueshme e punës kryhet në mënyrë të automatizuar.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV