10 vendet më të varfëra në Europë, ku rradhiten Shqipëria (Lista)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një listë të publikuar nga portali gjerman “DERWESTEN”, është bërë rradhitja e shteteve më të varfëra në Europë për vitin 2023 duke dhënë edhe arsytimin përkatës për secilin. Shqipëria sipas kësaj liste qëndron në vendin e katërt ndërsa Kosova në vendin e dytë në listë si shtetet më të varfëra në Europë.

Listën e 10 vendeve më të varfëra në Europë sipas “DERWESTEN”:

Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.

Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori.

Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.

Vendi i 7-të: Bosnjë dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.

Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë.

Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.

Vendi i katërt: Shqipëria. Produkti i brendshëm bruto i këtij vendi është 6,457,22 dollarë për kokë banori. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë.

Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova, kjo për shkak të politikave të dështuara para luftës, por edhe të pasojave të luftës dhe një industrie në vështirësi. Prodhimi i brendshëm bruto për banor është 5,290.48 USD.

Lexo edhe :  Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë i ndikuar shumë nga lufta është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë.

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV