Bardhi thirrje Bashës: Reflekto, mos e co PD në një tjetër përplasje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Këshilli Kombëtar anuloi vendimin për procesin zgjedhor për kreun e PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të reflektojë dhe të mos e çojë Partinë Demokratike në një tjetër përplasje.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes online, Bardhi tha se nuk është momenti që në PD të merren vendime antistatutore.

“Basha mund të bëjë ca ai ka dëshirë. Apeli im për Bashën është të reflektojë të mos çoje partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i PD. Jo vetëm i tij, por kujtdo brenda PD. Nuk është momenti që brenda PD të ketë akte të tjera antistatutore që nuk prodhojnë asgjë, por një ngërç. Në një proces antistaturor, edhe Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Të lihen truket për interesat personale dhe cilido në një garë të organizuar sipas statutit është i lutur të marrë pjesë por jo në një proces farsë”, tha Bardhi.

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV