Njerëzit fluturojnë si kukulla/ Tornado të tillë nuk keni parë ndonjëherë, era… (VIDEO)

Ndërsa pothuajse e gjithë bota është përfshirë nga një valë e nxehtë, Kina po përballet me tornado. Një stuhi e fuqishme përfshiu provincën Shandong të Kinës më datë 25 korrik.

Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor pasi pasagjerët u përballën me probleme për t’i shpëtuar motit të rrezikshëm.

Në video shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurtë. Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar.